Rosi bekon Bufonin, por rekordin e ka një anonim
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Xhanluixhi Bufon theu rekordin e Sebastiano Rosit, por ky i fundit ndihet shumë i nderuar që një figurë si numri një i bardhezinjve arriti ta parakalonte. Sebastiano Rosi ka folur për "Mediaset Premium" dhe ka thënë se është i lumtur që Bufon po bën këto arritje.
Rosi e mbajti portën e tij të paprekur për 929 minuta, por aktualisht Bufon është numri një për këtë rekord. Gardiani i Juventusit e mbajti portën pa pësuar për 973 minuta. "Jam shumë i lumtur që ky rekord është i Bufonit. Më vjen mirë që ngelet në duart e një italiani.
Zof më thoshte gjithmonë se rekordet lindin për t'u thyer. Bufon është një portier me të cilin nuk mund të krahasohet askush, një njeri shumë pozitiv që duhet ta shijojë këtë moment historik dhe të rëndësishëm", tha Sebastiano Rosi.
Rekordi- "Goal.com" ka publikuar ditën e djeshme një tjetër lajm shumë interesant lidhur me rekordin e pathyeshmërisë në futbollin italian. Zyrtarisht është i Bufonit me 973 minuta, por sipas sajtit të njohur një portier tjetër e ka mbajtur portën të paprekur për 1791 minuta.
Bëhet fjalë për Emerik Tarabokia, aktualisht 70-vjeçar. Ai e nisi karrierën e tij me Xhenoan, por rekordin e arriti me skuadrën e Leçes, duke e mbajtur portën të paprekur për një fazë, pra 20 ndeshje pa pësuar. Ishte sezoni 1974/75 dhe Leçe pësoi vetëm 15 gola, duke e mbyllur kampionatin në vend të tretë. Pavarë- sisht paraqitjeve pozitive që bëri në atë kohë Tarabokia, Leçe nuk arriti të ngjitej në Serinë B. Diçka të tillë e bëri skuadra e Katanias.