e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Menez bëhet çështje, francezi refuzoi të luajë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Menez bëhet çështje, francezi refuzoi të luajë

S i të mos mjaftonte kri za e rezultateve neg ative, në shtëpinë e Milanit ka shpërthyer edhe çështja "Menez". Francezi ka qenë njeriu simbol i kuqezinjve të Inzagit (në të mirë dhe në të keq) në sezonin e kaluar, mirëpo i është dashur shumë pak kohë për t'i treguar versionin e tij më të keq trajnerit Sinisha Mihajloviç.menez E kanë pritur gjashtë muaj, u rikthye në shkurt pas një dëmtimi të gjatë dhe vetëm pas 133 minutash në fushë është bërë problem në shtëpinë kuqezi.

Episodi- Sulmuesi francez mësohet se gjatë takimit MilanLacio ka refuzuar të kryejë nxehmjen. Ndihmësi i Mihajloviçit, Sakiç, ka provuar që të bindë futbollistin për të lëvizur nga stoli.

"Mungojnë 25 minuta nga fundi, jo 1 minutë", më- sohet se i ka thënë zëvendëstrajneri 28-vjeçarit. Në atë pikë, lojtari u bind për të dhënë kontributin e tij në fushën e lojës, teksa zëvendësoi Hondën, duke u aktivizuar në rolin që pëlqen më shumë, atë të fantazistit pas shpinës së dy sulmuesve.

Mirëpo, edhe një herë tjetër paraqitja e Menezit la për të dëshiruar. Sjellja e tij nuk është pritur aspak mirë nga Sinisha, i cili iu drejtua gjatë ndeshjes Sakiçit, duke i thënë: "Nëse rezulton se nuk kishte dëshirë të hynte në fushë, ia ndreq unë".

Problemi- Krisja e parë mes Mihajloviçit dhe Menezit daton më 14 shkurt, gjatë sfidës Milan-Xhenoa 2-1. Serbi u tërbua sepse ekipi i tij vuri në rrezik një fitore të sigurt në minutat e fundit të ndeshjes. Trajneri ia drejtoi gishtin Balotelit, por edhe sjellja e francezit nuk ishte e mirë në fushë.

Ish-futbollisti i PSG-së nuk tregoi një rendiment të kënaqshëm as në ndeshjen kundër Sasuolos, ndërsa përballë Kievos nuk shfrytëzoi mundësinë që i dha trajnerit, duke e nisur lojën nga minuta e parë.

"Pse Milani shënon pak? Për faj të sulmuesve dhe për mungesën e topave në zonë", shpjegoi Galiani. Një gol mbërriti nga i përhershmi Karlos Baka. Zheremi, golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar, qëndron duke parë dhe me sa duket nuk është se i vjen keq.

Ben Arfa - Sakaq, veprimi i tij nuk është pritur aspak mirë edhe nga ana e drejtuesve të klubit. Në "Milanello" duket se nuk ka më hapësirë për lojtarin dhe në fund të sezonit mund të përfundojë në Angli ose Kinë. Në vendin e tij, Galiani po përshpejton mbërritjen e një tjetër futbollisti francez. Bëhet fjalë për Hatem Ben Arfan, të cilit i përfundon në fund të sezonit kontrata me Lilë dhe është i vendosur t'i bashkohet "Djallit".