Mançini do largohet nga Interi? Tramexani: Ja ku e shoh si trajner
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas rezultateve të dobëta që Interi ka treguar në ndeshjet e fundit, mediat italiane kanë ngritur pikëpyetje për qëndrimin apo jo të Mançinit te zikaltrit.
Ndihmësi i Xhani De Biazit në pankinën e Kombëtares shiptare të futbollit, Paolo Tranexani, ka vlerësuar aftësitë menaxhuese të Mançinit dhe e sheh atë si një trajner të mundshëm të Italisë.
I pyetur nëse trajneri i Interit do të vazhdojë të jetë në postin aktual, Tramexani ka thënë për mediat italiane se: "Vështirë ta them. Sipas meje do të ishte perfekt për Kombëtaren italiane".
Deklarata e ish-futbollistit të Interit vjen tri ditë pasi zikaltrit humbën në 'San Siro' me rezultatin 1-2 ndaj Torinos.