Manchester United fiton derbin me Arsenalin (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Manchester United ka fituar derbin përballë Arsenalit me rezultat 1:2. Djajtë e Kuq kanë shënuar fitore në Emirates përballë Arsenalit, në Premierligë. Pjesa e parë e kësaj përballje përfundoi 0:0, edhe pse të dyja skuadra kishin raste për shënim. Ndërsa, në pjesën e dytë u shënuar tre gola. Në minutën e 56-të, Kieran Gibbs shënoi autogol, duke i dhënë mundësinë ekipit nga "Old Trafford" të kalojë në epërsi me 1 gol. Pesë minuta pa përfunduar takimi, Wayne Rooney e shtoi epërsinë në 0:2. Ndërsa, në kohën shtesë të ndeshjes, Arsenali zvogëloi epërsinë e mysafirëve në 1:2 me super golin e Olivier Giroud. Pas kësaj fitoreje, Manchester United është ngjitur në vendin e katërt në në renditjen tabelore me 19 pik, dy më shumë sesa Arsenali, që është i teti në Premierligë.