e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Paguhet gjoba, Vllaznia me tifoze ndaj Flamurtarit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Paguhet gjoba, Vllaznia me tifoze ndaj Flamurtarit

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Flamurtarit do të shoqërohet dhe nga koloriti i tifozëve shkodranë. Shkodranët do të shlyejnë gjysmën e dënimit për të hapur dyert e “Loro Boriçit” në ndeshjen që do të luhet këtë të shtunë. Këto ditë pritet që në arkën e FSHF-së klubi të derdhë 24 milionë lekë të vjetër, nga 6 milionë për çdo ndeshje (dhe për t’u paguar janë vetëm katër takime, nga 10 që u dënua Vllaznia). Lajmi bëhet me dije nga shefi i klubit kuqeblu, Armir Grima, i cili në një prononcim për media bëri të ditur se falë biznesmenëve  është bërë e mundur marrëveshja për të paguar gjobën që kërkon FSHF për të na lejuar tifozerinë. “Një gjë të tillë e kemi bërë të mundur falë miqve tanë, që duhet thënë se nuk janë biznesmenë nga Shkodra, por jashtë saj”, tha Grima, duke shtuar se stafi, bordi drejtues dhe e gjithë skuadra ndodhen tashmë në harmoni të plotë.