e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mançester Siti vs PSG/ Statistikat

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mançester Siti vs PSG/ Statistikat

- PSG-ja është në çerekfinalen e katërt radhazi, ndërkohë që për Sitin ky është kualifikimi i parë në këtë fazë. SITI- Në shtëpi këtë sezon Siti është mundur vetëm nga Juventusi 2-1, por ka mundur 2-1 Sevijen dhe 4-2 Gladbahun përpara se të barazonte 0-0 me Dinamon e Kievit.

- "Qytetarët" kanë dalë fitues në të gjashta duelet e kompeticioneve të UEFA-s kur ata e kanë barazuar ndeshjen e parë në transfertë.

- PSG-ja ka fituar 3 nga 4 ndeshjet e këtij sezoni në transfertë, duke mposhtur 3-0 Shahtjorin, 5-0 Malmon dhe 2-1 Çelsin.

- Kampionët e Francës nuk munden në 4 përballjet e fundit me rivalet e Premier Ligës (të gjitha kundër Çelsit), që prej disfatës 2-0 në "Stamford Bridge" në prill 2014.

- Ata kanë luajtur 14 herë ndaj rivaleve angleze dhe kanë një bilanc 4 fitore, 6 barazime, 4 humbje. Por në transfertë rekordi i tyre ndaj ishullorëve është 1 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje.

- Hezus Navas dhe Otamendi janë vetëm një karton larg pezullimit për Sitin.

- Për Parisin, gjysmëfinalet i rrezikojnë Orie, Ibrahimoviç dhe Verrati në rast se ndëshkohen. Matuidi dhe Luiz nuk do të jenë në "Etihad" sot pikërisht për shkak pezullimi.