e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ibra sfidon kohën: Kam lindur i plakur, do vdes i ri

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ibra sfidon kohën: Kam lindur i plakur, do vdes i ri

Për Ibrahimoviçin, as gjë nuk është e pamundur. Zlatan-Ibrahimovicv2Në intervistën më të fundit, gjiganti suedez tha se mosha ishte një nocion që kishte lidhje me mentalitetin e çdo futbollisti. Për Ibrën ajo kurrsesi nuk mund të kushtëzojë një futbollist që të largohet.

Edhe një herë ndodhesh në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve me PSG-në. Sa i motivuar je për të bërë historinë me këtë klub?

Çdo herë qëllimi im ka qenë t'i shkoj deri në fund këtij kompeticioni. Por deri më tani me PSG-në nuk kemi mundur që të shkojmë në gjysmëfinale. Dhe këtë vit do të tentojmë që të prekim ëndrrën. Liga e Kampioneve është e veçantë dhe asnjë nuk mund të parashikojë se deri ku mund të shkojë. Secili mund të japë më të mirën, por nuk mundet që të parashikojë fundin. Mund të shpresosh shumë, por ajo që ka rëndësi është që të japësh gjithçka në dy ndeshjet e radhës. Këtë sezon PSG-ja është një ekip më i fortë. Jemi përmirësuar shumë. Këtë sezon ne kemi më shumë eksperiencë, kështu klubi, më falni jo klubi, por skuadra, që le të themi se ka rilindur vetëm pak vite më parë, është e mësuar me presionin e çerekfinaleve.

Nëse deri më tani ke bërë ndonjë bilanc të sezonit, a mund të thuash se si je paraqitur?

Në këtë sezon jemi dëfryer shumë sepse në fillim dëgjoja shumë skepticizëm ndaj meje. Ata që flisnin në fillim të edicionit, tani qëndrojnë të heshtur. Ose le të themi janë duke e shijuar edhe ata atë çfarë po bëj së bashku me ekipin. Pra, kjo është ajo që bëj unë. Dëfrej vetveten dhe u jap gëzim të tjerëve.

Ti tani je 34 vjeç. A mund të thuash se tani po luan më mirë se kurdo?

Kurrë s'kam qenë më mirë sesa tani. Sot (dje) ndihem aq mirë sa kurrë më parë nuk kam pasur këtë ndjesi. Unë kam lindur i plakur dhe do të vdes i ri. Kështu i shikoj gjërat. Me kalimin e kohës, ti i vlerëson më shumë momentet që kalon në fushë. Po. Në lidhje me moshën, dua të them se është diçka psikologjike. Secili prej nesh është po aq i ri dhe i freskët sa ç'e mendon në kokën e vet. Këtë gjë unë ua kam vërtetuar të gjithëve me atë çfarë kam bërë në fushë. Pra mosha është vetëm një numër. Këtë sezon unë kam vendosur që të jem i ri në moshë. Në Francë ke fituar gjithçka me PSG-në.

Çfarë do të thotë për ty që të fitosh kupën "me veshë" të mëdha?

Unë luaj për trofetë, cilido qoftë ai. Unë do të bëj gjithçka që kam në dorë për ta fituar atë kupë. Ne stërvitemi çdo ditë për të arritur atë qëllim.

Përgatiti: ALTIN VORPSI