Mançester Siti gati 50 milionë euro për Granit Xhakën
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Granit Xhaka është në shënjestër të Mançester Sitit. Gjigandët anglezë kanë shfaqur interes të madh për mesfushorin kosovar të Myshengladbahut.
Sipas Sport Bild, trajneri i ardhshëm i Sitit, pep Guardiola ka një simpati të veçantë për lojtarin dhe është gati të ofrojë 50 milionë euro për ta marrë në urdhërat e tij.
Në rast se Xhaka do të transferohet në Angli, atëherë do të jetë shqiptari më i shtrenjtë ndonjëherë dhe njëri ndër futbollistët më të shtrenjtë në botë.