e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Manaj-Jovetiç të dëmtuar, shqiptari është grumbulluar

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Manaj-Jovetiç të dëmtuar, shqiptari është grumbulluar

Stevan Jovetiç dhe Rej Manaj nuk janë stërvitur me grupin, por shqiptari ia ka dalë të jetë në listën e të grumbulluarve të Mançinit për sfidën ndaj Bolonjës.

ManajDy sulmuesit e zikaltërve kanë shfaqur probleme dhe nuk e përballonin dot ngarkesën fizike me të cilën po stërvitej ekipi dhe janë veçuar për të bërë ushtrime të tjera.

Situata bëhet shumë delikate për malazezin Jovetiç, i cili nuk luan që nga 20 shkurti, kur u aktivizua disa minuta në ndeshjen Inter-Sampdoria.

Ai vazhdon të ketë disa probleme në pulpë dhe diçka të tillë e konfirmoi edhe vetë trajneri Mançini në konferencën për shtyp. Jovetiç e ka humbur sfidën me Bolonjën, por rrezikon seriozisht edhe ndeshjen e ardhshme me Romën, e cila është shumë vendimtare për objektivat e sezonit.

Ndërkohë Manaj ka trembur stafin mjekësor, por shqetësimi i tij nuk ka qenë serioz. Në ekzaminimet përfundimtare ka rezultuar se sulmuesi shqiptar është gati. Megjithatë, Manaj ka shumë pak mundësi për t'u aktivizuar duke parë që Mançini do të lërë në stol edhe dy lojtarët e tjerë Eder dhe Palasio.