Majlinda Kelmendi fiton medaljen e arte ne Paris (Video)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Grand Slam-in e Parisit. Ajo ka mposhtur në finale finlandezen Jaana Sundberg brenda një minute. Në këtë mënyrë ajo po fiton pikë për t’u kualifikuar për Lojërat Olimpike në Rio në vitin 2016. Pas kësaj fitoreje, Majlinda vetëm sa forcon vendin e parë në renditjen botërore. Pas fitores u ngrit flamuri i Kosovës dhe u luajt himni kosovar.