As Roma nuk e mposhte Berishen
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Derbi i madh romak mes Lazios dhe Romës ka përfunduar në barazim pa gola. Etrit Berisha startoi nga minuta e parë për Lazion duke qenë fantastik në portë. Portieri kosovar nuk lejoi për asnjë moment golin në portën e tij duke realizuar paraqitje të suksesshme. Kjo ishte hera e pestë që Berisha e ruajti portën e tij të paprekshme. Me këtë barazim Roma e mbanë vendin e dytë me 51 pikë dhe ka nëntë pikë më pak se Juventusi që është lider.