e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Magani shkund ekipin, do pikët me vlonjatët

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Magani shkund ekipin, do pikët me vlonjatët

Teuta vazhdon me intensitet përgatitjet për takimin e radhës kundër Flamurtarit, që përkon edhe me sfidën e parë për fazën e katërt. maganiStafi u ka kërkuar lojtarëve që të vlerësojnë maksimalisht çdo takim të mbetur nga ky sezon.

Gugash Magani u ka kërkuar të tijve përkushtim në stërvitje dhe angazhim maksimal prej gjithsecilit. Gjatë kësaj jave ngarkesat kanë qenë në nivele maksimale dhe me këshilla të vazhdueshme. Misioni për të kapur Europën ushtron presion te durrsakët, duke ditur që në vendin e tretë ndodhet Kukësi. Ndaj kohë për hapa falsë nuk ka më. Me dy mungesa të rëndë- sishme kundër Flamurtarit, si ajo e Lukiç dhe Ditës, do të ndihen pa dyshim.

Por trajneri u ka kërkuar të tijve që këtë herë, por edhe në vazhdim duhet të dinë të sfidojnë çdo problem. Stafi ka shkundur lojtarët dhe tashmë e vetmja gjë që pret është reagimi. Peqinasi Magani pret autokritikën me vlonjatët dhe rezultati i pranueshëm prej tij do të ishte vetëm fitorja.

Për Teutën të gjitha ndeshjet e mbetura konsiderohen si finale, diferenca mes ekipeve që luftojnë për Kupat e Europës është e vogël. Tirana dhe Kukësi nuk lëshojnë "pe" dhe do të luftojnë deri në ndeshjen e fundit për të mbledhur pikët e tyre.

Në pesë javët e ardhshme, Teuta tri ndeshje i luan në shtë- pi dhe dy jashtë. Këtë javë pret Flamurtarin, më pas Kukësin dhe Tiranën, ndërsa shkon në Pukë dhe Shkodër për t'u ndeshur me ekipet që rrezikojnë rënien, si Tërbuni dhe Vllaznia. Objektivi final kalon pikërisht nga këto përballje. Paçka se rëndësia është edhe te katër sfidat e fundit, ku durrsakët shkojnë në Ballsh, presin Skënderbeun e Laçin dhe e mbyllin me Partizanin.

Këshillat

Veç shqetësimit të pikëve dhe kalendarit që është pa dyshim i vështirë, Magani kërkon kujdes edhe me dëmtimet apo kartonët. Ai i ka këshilluar të tijtë që të jenë sa më të kujdesshëm për të evituar ndërhyrjet që mund të shoqërohen me pasoja fizike, por edhe shmangien e të verdhëve apo të kuqve. Kjo fazë është realisht delikate, ndaj trajneri pret që të paktën të ketë kontingjentin e plotë për 9 takimet e mbetura. Jeton Rexhmati