Është përcaktuar dhe orari për dy përballjet e Kupës së Shqipërisë që do të zhvillohen të mërkuren e ardhshme.
Dy takimet gjysmëfinale do të zhvillohen në orare të ndryshme. Laçi do të presë Skënderbeun në shtëpi në orën 16:00, ndërsa Flamurtari pret Kukësin në stadiumin "Flamurtari" në orën 19:00.