Magani i kënaqur me skuadrën pavarësisht rezultatit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gugash Magani është shprehur i mërzitur për humbjen e pësuar në Korçë ndaj Skënderbeut. Në një prononcim për SuperSport pavarësisht rezultatit, trajneri i Teutës ka vlerësuar skuadrën për shpirtin luftarak të treguar në lojë dhe ndeshjen e zhvilluar.
"E filluam shumë keq lojën, pasi pësuam herët. Mendoj se fillimi i lojës deri në mimnutën e 25' fliste për Skënderbeun. Më pas pjesa tjetër ka qenë për ne. Unë jam i kënaqur për atë që treguam dhe dhamë në fushë. E rëndësishme është që çdo ndeshje e shikojmë dhe vlerësojmë si finale. Ne do të shkojmë drejt objektivit tonë".
Po të përsëritej ndeshja, çfarë do të bënit ndryshe sot?
"Do ta filloja me dy sulmues të deklaruar. Ne i njohim skuadrat e njëra-tjetrës, i ndjekim kundërshtarët. Skënderbeu ka pikën më të fortë sulmin. Ne si strategji kishim që ta mbanim kundërshtarin sa më larg. Kjo bën që të mbrohesh edhe më mirë".