Biseda e fundit me Shkëmbin, Takaj: Te Skënderbeu svendos Komiteti i Partisë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas deklaratave të bërë pak ditë më parë nga kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, se nuk mund të konsiderohet si alternatvië në skuadër, ka reaguar sërish edhe presidenti i klubit korçar, Ardian Takaj.
Në një prononcim për "Supersport", pas përfundimit të ndeshjes mes Skënderbeut dhe Teugës (1-0), Takaj deklaroi se asnjë lojtar nuk është i përjetshëm në skuadër dhe se politikat e klubit janë për aktivizimin e futbollistëve të rinj.
I pyetur se kur ka biseduar për herë të fundit me kapitenin, presidenti u përgjigj: "Unë kam 5 vjet që nuk bisedoj me asnjërin kokë më kokë, sepse nuk jam unë personi që merrem me këta. Këta lojtarë janë vetëm prej meje këtu te Skënderbeu dhe asnjë nuk i ka sjellë - komiteti i partisë, apo ndonjë tjetër. Të mos ishin zgjedhjet e mia nuk do të ishin te Skënderbeu".
Për Shkëmbin
"Shkëmbi është lojtar i Skënderbeut, ka kontribuar për pesë vjet, por nuk besoj se Shkëmbi do të kontribuojë për të gjithë jetën këtu sepse atëherë do të ishte shumë e thjeshtë. Atë zgjidhje e jep trajneri, ai mendon kështu...
Politikat e klubit tonë janë për të aktivizuar djem të rinj dhe kjo është shumë e rëndësishme. Shkëmbi është aty, do ta ndihmojë ekipin kur të duhet. Ky është një problem i brendshëm. Ka edhe lojtarë të tjerë që janë jashtë 18-çes që kanë pretendime shumë të mëdha, nuk kanë ardhur te Skënderbeu për të marrë rrogën. Lufta është shumë e egër që të kesh një pozicion te Skënderbeu",-tha Takaj.
Për Plakun
"Plaku bëri një shkrim, s'besoj se e ka bërë ai vetë për deri sa kërkon falje që s'kam asgjë me klubin. Ajo pjesa e alternativës është një keqkuptim. Ai është një djalë i mirë dhe nuk është nga këta që krijon trazira. Masa është për t'u marrë, por nuk mund të marrim masa karshi një djali shumë të mirë. Ka kontribuar për Skënderbeun",-deklaroi Ardian Takaj.