e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Luftëtari të bën me zemër

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Luftëtari të bën me zemër

Luftëtari nuk është më skuadra që shënonte pa fund duke argëtuar tifozët. Ekipi i këtij sezoni "të bën me zemër". LuftetariTë katër fitoret e arritura nga bluzinjtë që pas rifillimit të kampionatit në shkurt janë me rezultatin minimal 1-0.

Nga 14 fitore që kanë siguruar gjirokastritët deri tani në kampionat, gjashtë janë me shifrat minimale 1-0 dhe dy të tjera me një gol diferencë. Në këtë pjesë të dytë të kampionatit po vihet re që sulmi nuk po arrin të zhbllokohet.

Sulmuesit shpërdorojnë shumë, në një kohë që edhe Mikel Canka duket se nuk është më lojtari që qëndronte në fushë për 90 minuta dhe tashmë zëvendësohet. Gjatë analizave të fundit është vënë theksi në këtë çështje dhe sulmuesit janë "kryqëzuar" për rastet e shumta që shpërdorojnë përpara portës.

Sopoti-Luftëtari, LuftëtariApolonia, Lushnja-Luftëtari, Luftëtari-Butrinti, LuftëtariSopoti dhe Luftëtari-Elbasani kanë rezervuar 18 pikë për bluzinjtë falë një goli të vetëm. Nisur nga kualitetet që ka skuadra, statistikat do të mjaftonin për të korrigjuar në vazhdimësi lojën sulmuese të Luftëtarit. Pa dyshim, trajneri vlonjat Gerd Haxhiu e ka tagrin e duhur për të nxjerrë ekipin nga ngërçi psikologjik që e ka mbërthyer prej jav- ësh, ai i mosshënimit të më shumë se një goli.

Sulmi

Mikel Canka dhe Arbër Dhrami janë dy sulmuesit e deklaruar të Luftëtarit në këtë pjesë të dytë të kampionatit. Lushnjari, i cili është pjesë e ekipit që nga fillimi i sezonit, deri tani ka shënuar 10 gola, ndërsa Dhrami që ka ardhur në janar ka realizuar deri tani dy gola. Ndërsa, Agastra i larguar shënoi katër gola në pjesën e parë të sezonit.

Përgatiti: TOMOR SHEHU