Gjiro Open Air shpall fituesit e vitit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
U zhvillua në Gjirokastër eventi më i madh i organizuar ndonjëherë në Shqipëri në disiplinën "cross country", "Gjiro Open Air" me pjesë- marrjen e 60 pilotëve nga Ballkani. Gara nisi nga mali i Çajupit dhe ishte në distancë 38 kilometra nga finishi.
"Gjirokastra vërtetoi edhe një herë që është një nga vendet më të mira në Shqipëri për zhvillimin e aktiviteteve të tilla dhe urojmë që në vitet në vijim kjo mbështetje të vazhdojë të fuqizohet që edhe ne të ofrojmë, si nga ana teknike, por edhe nga anë të tjera si njerëzore, turistike, maksimumet tona", deklaroi Renis Tërshana, president i Federatës së Aeronautikës.
Ndërsa Artion Vreto, sekretari i përgjithshëm i Federatës, tha se eventi i tejkaloi pritshmëritë e tij. Kampionati u fitua nga Ardall Celina. Vendi i dytë shkoi për Jovan Severov dhe vendi i tretë për Berat Bejtullahun e Zlatko Spirkovski.