VIDEO/ Ja çfarë tatuazhi duhet të bësh që Ronaldo të të kërkojë një Selfie
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kristiano Ronaldo është një ndër lojtarët më të preferuar në botën e futbollit. Ndaj dhe tifozët e tij ndodh që shpesh herë të bëjnë çmendurira për të shkrepur një "selfie" me të. Mirëpo, këtë herë ka ndodhur e kundërta, vetë ylli portugez i ka kërkuar fansit të tij që të bëjë një foto me të.
Kjo ka ndodhur pasi tifozi italian ka pritur 24 orë jashtë në rrugë pranë fushës stërvitore të Realit të Madridit, për të takuar 31-vjeçarin.
Ronaldo ka ndaluar kur ka parë djaloshin i cili kishte tatto në krah fytyrën e sulmuesit të madrilenëve. CR7-ta i ka kërkuar tifozit që të bëjë një "selfie" me të për shkak të tatuazhit.

