Luana skuq Lorik Canën: Të kam parë nudo (FOTO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kapiteni kuqezi, Lorik Cana ka qenë i ftuar i rubrikës "Të çmendur pas...", që transmetohet çdo të diel në emisionin"E Diell", në "Top-Channel" dhe që drejtohet nga moderatorja Luana Vjollca.
Gjatë intervistës, Loriku ka lënë për një moment Kombëtaren dhe është ngacmuar jo pak edhe për jetën private. Në një moment, Cana foli edhe për fotot nudo, të cilat i kishte bërë për një revistë franceze në kohën kur ai te Marseja.
Moderatorja e ka pyetur në një moment: "Çfarë do bëje për mua"? Dhe kapiteni përgjigjet pa hezitim: "Për ty jam gati të zhvishem". Megjithatë Luana nuk është shtangur nga përgjigjia e tij dhe ka shtuar aty për aty: Jo, nuk ka nevojë, të kam parë të zhveshur...".
Kapiteni u zu ngushtë dhe kërkoi se për çfarë e kishte fjalën, por moderatorja bukuroshe e ka sqaruar menjëherë, duke i thënë se e kishte fjalën pikërisht për fotot publikuar më parë. 