e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Godet Ibrahimoviç: Më mirë ta lë futbollin (FOTO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Godet Ibrahimoviç: Më mirë ta lë futbollin  (FOTO)

Zlatan Ibrahimoviç ka paralajmëruar largimin e tij nga futbollit. Suedezi ka surprizuar me deklaratën e fundit, ndërkohë që një ditë më parë tha se i pëlqente Premier Liga.

Zlatan-Ibrahimovicv2"Çdo gjë mund të ndodhë. Më mirë ta lësh futbollin kur je ndër më të mirët. Njerëzit do të kujtojnë më mirë se çfarë ke bërë në vitet e fundit. Të shohim se çfarë do të ndodhë.

E ardhmja duket pozitive dhe tashmë është vendosur, këtë mund t'ju them",-është shrehur Ibrahimoviç në konferencën për shtyp me kombëtaren e tij, duke lënë më shumë pikëpyetje pas deklaratës se sa sqarime për të ardhmen.

Deklarata e Ibrës vjen në kohën kur disa nga klubet më të mëdha, kryesisht në Premier Ligë dhe në Serinë A, kanë shprehur hapur interesin për ta pasur në skuadër.

ibra aftonbladet-kZvD-U15023761039EpD-620x349@Gazzetta-Web_articolo