Flamuri i Vorio Epirit në stadiumin grek, urejtje nacionaliste
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
FSHF ka reaguar menjë herë pas publikimit nga mediat të një incidenti në ndeshjen miqësore Greqi-Mal i ZI.
Gjatë këtij takimi është shpalosur flamuri i Vorio Epirit çka ka shkaktuar zemëratë në Federatën Shqiptare të Futbollit e cila shpreh indinjaten më të thellë për shfaqjen e simboleve ekstremiste nacionaliste.
Nëpërmjet një deklarate zyrtare për mediat FSHF thotë se shpalosja e një flamuri gjigand në stadiumin ku u zhvillua ndeshja, që evokon një frymë të hapur urrejtje dhe nacionaliste, nuk perfaqëson thjesht një grup tifozësh ekstremiste por dhe një mungesë të patolerueshme në organizimin dhe administrimin e ndeshjes nga ana e vendit pritës.
Keto episode, nuk kanë lidhje me futbollin dhe shkelin rëndë rregullat FIFA-s, të pranuara nga të gjithë.
Federata Shqiptare e Futbollit, njofton opinionin dhe median, se po përgatit një ankesë e cila do t'ju drejtohet komisioneve përkatëse të FIFA-s, të cilat duhet të mbajnë qëndrim për këtë rast, që nxit nacionalizmin dhe s'ka asnjë lidhje me frymën e "Fair Play".
