Kombëtarja mbërrin një ditë me vonesë në Luksemburg (FOTO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur pasditen e së hënës në Luksemburg. Kuqezinjtë duhet të kishin mbërritur një ditë më parë, por humbja e avionit dhe problemet që stafi pati me kompaninë ajrore, bënë që Kombëtarja të kthehej sërish në Vjenë.
Në një njoftim për mediat, FSHF, deklaron se ekipi i drejtuar nga trajneri Gianni De Biasi u nis rreth ores 15.00 nga Aeroporti i Vjenës, për të mbërritur në orën 16.50, në Luksemburg.
"Menjehere pas mberritjes dhe kryerjes se procedurave, skuadra eshte nisur per ne Hotel "Alvisse Parc Hotel", ku do te akomodohet.
Ne oren 19.00, trajneri Gianni De Biasi do te jape nje konference per shtyp, per mediat e pranishme. Ndersa ne oren 19.30, ekipi kombetar do te zhvilloje stervitjen e vetme ne stadiumin e Luksemburgut, ku neser do te luaje miqesoren e dyte, ne kuadrin e pergatitjeve per finalet e Kampionatit Europian "France 2016´´",-njofton FSHF.
Një ditë më parë FSHF ia faturoi kompanisë ajrore në Vjenë shkakun e mosudhëtimit drejt Luksemburgut, duke paralajmëruar edhe ndjekjen e kësaj çështjeje në rrugën ligjore.
