e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Canka kalon krizën te Luftëtari: Tani nuk ndalem më

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Canka kalon krizën te Luftëtari: Tani nuk ndalem më

Luftëtari i Gerd Haxhiut në testin miqë sor të së shtunës ndaj Tepelenës shënoi katër gola falë lojës sulmuese të treguar në fushë veçanërisht në pjesën e dytë. Sfida i shërbeu më shumë sulmuesve dhe në veçanti Mikel Cankës që të zhbllokohej.canka Të katër fitoret e arritura këtë vit, pas rifillimit të kampionatit në shkurt, bluzinjtë i kanë të gjitha 1-0. Në një kohë që sulmi ishte në krizë. Canka Sulmuesi lushnjar që po kalonte një formë shumë të mirë në javët e para duke shënuar 10 gola në 13 takime kishte gjashtë ndeshje që nuk realizonte.

Dhe u zhbllokua në miqësoren me Tepelenën duke shënuar dopietë. "Më vjen mirë që pas një mungese të gjatë rikthehem te goli i shumëdëshiruar. Edhe pse ishte një miqësore, na u desh shumë për të dhënë në fush- ën e lojës ndaj një ekipi si Tepelena që di të interpretojë futboll të bukur", u shpreh fillimisht Canka.

Një javë para transfertës me Turbinën, në Gjirokastër të gjithë janë të vetëdijshëm se në Cërrik bluzinjtë do ta kenë të vështirë ndaj një ekipi që lufton për mbijetesë. Janë objektivat e dy skuadrave ato që pritet ta bëjnë më intriguese ndeshjen e javës së 20-të.

"Përballemi me një skuadër si Turbina që synon mbijetesën, kurse ne na duhet fitorja medoemos për të ruajtur kreun. Vetëm 3- pikëshi na mban në vendin e parë dhe në këtë mënyrë do të vazhdonim kryesimin deri në fund.

Shpresoj që ndaj Turbinës të jem vendimtar duke shënuar pas një ngërçi të gjatë, gjë të cilën çdo sulmues ka dëshirë ta kalojë sa më shpejt", përfundon prononcimin e tij sulmuesi i Luftë- tarit, Mikel Canka. Sot, bluzinjtë do të startojnë javën e dytë të përgatitjeve antiTurbinë me kontingjent të plotë. Arbër Dhrami dhe Besmir Arifaj pritet të jenë nën urdhrat e stafit teknik, pasi janë rikuperuar nga dëmtimet.