e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Lotaria italiane, 16 emra të sigurt nga 23, ja 7 dyshimet

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lotaria italiane, 16 emra të sigurt nga 23, ja 7 dyshimet

Italia e Antonio Kontes del jashtë rruge kundër Gjermanisë. Humbja 4-1 ishte një shuplakë e rëndë, pas euforisë së barazimit me Spanjën, ndeshje e cila pa një Itali në formë, agresive, totalisht e kundërta e asaj të "Allianz Arena"-s. italiaNga këto dy miqësore pritej shumë, shumë më shumë sesa ajo që ofruan futbollistët e trajnerit "axurr", i cili tani duhet të bëjë llogaritë me një mal me probleme.

Edhe pse me disa mungesa të rëndë- sishme që mbajnë emrin e Andrea Barzaljit, Xhorxho Kielinit, Klaudio Markizio, Marko Verratit e disa të tjerëve, sërish ky fakt nuk shërben si një alibi e mundshme për t'u pranuar, duke parë se nga fillimi i Europianit në Francë kanë mbetur diçka më shumë se 2 muaj.

Italia nga ana e saj ka provuar jo pak lojtarë, plot 49 të grumbulluar në këto dy vite nga "gjenerali" Konte, por ky grup i madh duket se nuk ka cilësitë e duhura për të rivalizuar për fronin kontinental. E thjeshtë, kampionët e botës i dhanë një leksion të madh futbolli të kaltërve, edhe pse Joakim Lëv, ka nisur të revolucionojë skuadrën e tij, pas disa largimeve pas Botërorit 2014 dhe disa dëmtimeve të rëndë- sishme, me të cilat u përball të martën në mbrëmje.

Kjo do të thotë se diferenca mes Italisë dhe Gjermanisë, por ndoshta edhe kundrejt Francës dhe Anglisë, që ka një brez të artë që po rrit, janë të konsiderueshme, prandaj puna më e vështirë për Antonio Konten do të nisë pikërisht tani. 46- vjeçari e pranoi vetë se Italia është larg pretendenteve, por ndërkohë atij i duhet të bëjë llogaritë me listën e 23 të grumbulluarve për "Euro 2016".

Duke iu referuar fjalëve të vetë trajnerit, Konte duket se tashmë ka 16 emra zyrtarë, të cilët nuk do të mungojnë në Francë, me përjashtim të ndonjë dëmtimi të mundshëm.

Ata janë tre portierët (Bufon, Perin e Sirigu), katër mbrojtës (Bonuçi, Barzalji, Kielini, Darmian), pesë mesfushorë (Florenci, Xhakerini, Parolo, Verrati, Markizio) dhe katër sulmues (Zaza, Pele, El Sharaui, Kandreva). Dhe nëse të gjithë këta konfirmohen, atëherë mbeten për t'u "legalizuar" edhe 7 të tjerë, të një liste të gjatë të mbushur me emra të mëdhenj që rrezikojnë të mos jenë pjesë e Italisë.

Lista e dytë e Antonio Kontes nga do të dalin 7 emrat e tjerë për të plotë- suar 23-shen është e përbërë nga 31 kandidatë të tjerë, 6 mbrojtës, 7 mesfushorë dhe 8 sulmues. Në repartin e prapavijës pritet të zgjidhen edhe 2-3 emra mes Açerbit, Astorit, Antonelit, De Shiljos, De Silvestrit dhe Ranokias.

Në mesfushë pritet të zgjidhen gjithashtu 2-3 emra nga një listë me 7 emra të mëdhenj si: Xhakomo Bonaventura, Rikardo Montolivo, Zhorginjo, Andrea Pirlo, Daniele De Rosi, Roberto Soriano dhe Tiago Mota. Pa dyshim që kushdo që do të mbetet jashtë nga këta lojtarë të sipërpërmendur do të bëjë jo pak bujë, prandaj këtu zgjedhja pritet të jetë shumë e vështirë.

Edhe në sulm përzgjedhja nuk do të jetë e lehtë, kur, përveç katër të konfirmuarve (Zaza, Pele, El Sharaui, Kandreva), pritet të zgjidhen vetëm 2 mes tetë lojtarëve: Domeniko Berardi, Federiko Bernardeski, Eder, Manolo Gabiadini, Sebastian Xhovinko, Çiro Imobile, Lorenco Insinje dhe Stefano Okaka.

Pa dyshim që për Konten dhe cilindo që do të ishte në vend të tij, të lije jashtë shumë prej këtyre futbollistëve do të ishte diçka mjaft e vështirë dhe pengjet nuk do të mungonin, por ndërkohë detyra e trajnerit është që të marrë vendimet dhe përgjegjësitë mbi shpatulla, ndërkohë lojtarëve të "nominuar" nuk u mbetet gjë tjetër veçse të luftojnë dhe tentojnë për të fituar "lotarinë italiane", e cila do t'i dërgojë ata më 10 qershor, në Francë, për Europianin 2016.

TË SIGURTIT DHE DYSHIMET E KONTES PORTA
Të sigurt
Bufon (Juventus)
Perin (Xhenoa)
Sirigu (PSG)
MBROJTA
Të sigurt
Bonuçi (Juventus)
Barzalji (Juventus)
Kielini (Juventus)
Darmian (Man.Junajtid)
Në dyshim
Açerbi (Sasuolo)
Antoneli (Milan)
De Shiljo (Milan)
Astori (Fiorentina)
De Silvestri (Sampdoria)
Ranokia (Sampdoria)
MESFUSHA
Të sigurt
Verrati (PSG)
Markizio (Juventus)
Florenci (Roma)
Xhakerini (Bolonja)
Parolo (Lacio)
Në dyshim
Bonaventura (Milan)
De Rosi (Roma)
Zhorginjo (Napoli)
Montolivo (Milan)
Pirlo (Nju Jork Siti)
Soriano (Sampdoria)
Mota (PSG)
SULMI
Të sigurt
Zaza (Juventus)
Kandreva (Lacio)
El Sharaui (Roma)
Pele (Sauthempton)
Në dyshim
Berardi (Sasuolo)
Insinje (Napoli)
Bernardeski (Fiorentina)
Gabiadini (Napoli)
Eder (Inter)
Xhovinko (Toronto)
Imobile (Torino)
Okaka (Anderleht)

Përgatiti: JETON STAMOLLA