e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Gjermania rrezikon të varrosë edhe projektin Konte

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjermania rrezikon të varrosë edhe projektin Konte

Kur të gjithë mendonin se kish in gjetur rrugën e duhur për ringritjen e kombëtares, Italia rrezikon ta gjejë veten edhe një herë tjetër aty ku tentoi ta niste dy vite më parë. gjermania geceKatër golat e gjermanëve shkaktuan shumë dhimbje, por nuk është vetëm një çështja rezultati, sepse në Mynih u vu mbi të gjitha në dyshim nëse rruga e nisur me Konten, mos nuk ishte e duhura për rimëkëmbjen e futbollit italian. Superioriteti i Gjermanisë lind nga një projekt stabël, ndërsa Konte, i cili kërkoi me ngulm që të ristrukturonte kombëtaren duke nisur nga skuadrat e moshave, tashmë ka bërë gati valixhet dhe do të përshëndesë pas Europianit.

Prej vitesh, Italia nënvizon se vuan në gjetjen e fenomenëve të rinj, kjo si rrjedhojë e punës së dobët që bëjnë rangjet e skuadrave të të rinjve në klube. Prandaj, me Konten që përshëndet, rrezikohet që nga vera e ardhshme, i gjithë plani i përpunuar për të ristrukturuar futbollin e tyre, italianët mund ta gjejnë sërish veten në pikën e nisjes.

Ndërsa kërkojnë një stabilitet ofensiv, një lider të ri për të zëvendësuar Pirlon dhe shohim me shqetësim nga mesatarja e lartë e moshës së repartit të mbrojtjes (Italia pëson të paktën një gol prej 6 ndeshjesh radhazi), Gjermania arrin të dominojë "axurrët" pas liderë si Nojer, Gyndogan, Rojs, Shvajnshtaiger etj. Kjo sasi dhe cilësi nuk mund të përballohet vetëm me organizimin taktik dhe dëshirën për të fituar me të cilën italianët mund të mburren, por në kombëtaren e kaltër duket se mungon kuraja.

Ndoshta, e vetmja shpresë vjen nga Shpresat, Kombëtarja U-21, e cila ka talent me bollëk, por në Itali kanë frikë që t'u japin atyre përgjegjësi dhe ky është një gabim. Fundja, edhe Gjermania, ose po të shohësh tani edhe Francën, Belgjikën, Anglinë, nisën të funksionojnë vetëm duke u besuar të rinjve, ndërkohë që në kombëtaren e Kontes vazhdon të përflitet nëse Pirlo duhet ose jo të grumbullohet, apo nëse kjo skuadër duhet të bazohet te 3-4-3 apo 3-5-2.

Futbolli është një sport, i cili nuk bazohet te mrekullitë, por te kuraja, te grinta, te guximi, te dëfrimi dhe talenti. Prandaj, trajneri i ri i Italisë duhet të ketë pikërisht këto cilësi dhe mbi të gjitha të jetë kurajoz, t'u japë besim dhe të besojë te talentet e rinj.