Konte: Pas epokës Lipi, nuk po prodhojmë më talente
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Antonio Konte u shpreh me fjalë të ashpra pas Gjermanisë, duke nënvizuar se shpresat për të tentuar fitoren e Europianit janë minimale, por, me sa duket, disa kritika nga ana e medias kanë bërë që trajneri i Italisë të reagojë dje nga "Koverçiano": "Dua të ritheksoj se unë besoj te ky grup, pavarësisht fjalëve të mia të ashpra pas Gjermanisë.
Këto dy miqësore me Spanjën dhe Gjermaninë i kërkova unë, për të marrë disa përgjigje, por edhe pse nuk jam i kënaqur me paraqitjen në Mynih, unë e di se mund të mbështetem plotësisht te ky grup.
Tani e deri në Europian duhet të mendojmë të qëndrojmë me këmbë në tokë, të luftojmë për t'u përmirësuar dhe të shohim se çfarë do të arrijmë". Në lidhje me faktin se sa talente ka realisht ky grup që ka stërvitur dhe grumbulluar në këto dy vite, Konte nuk e "kafshon gjuhën".
"Çështja është që ne ndonjëherë kërkojmë të arrijmë gjëra të mëdha, edhe pa pasur forcën apo cilësitë për t'i bërë. Por unë nuk jam një person i tillë, unë eci me realitetin, e pranoj atë dhe mundohem që ta përmirësoj. Fakt është që ne vijnë nga dy falimente radhazi në dy Botërorë.
Kjo është një e vërtetë që nuk e ndryshojmë dot, por çështja është që ndonjëherë Italia është menduar si një grup të përzgjedhurish, të privilegjuarish, por në të vërtetë nuk duhet të jetë kështu. Kur unë këmbëngulja për më shumë stërvitje, kjo vite për faktin sepse kombëtarja duhet të jetë mbi të gjitha një skuadër, e fortë, kompakte, një grup që njehdhe vlerëson njëri-tjetrin, një grup që ecën i gjithë në një drejtim, që punon në maksimum, por mbi të gjitha që duhet të jetë gati, qoftë nëse luan, qoftë kur i kërkohet të hyjë nga pankina.
Nëse duam të përmirësohemi, nuk duhet të harrojmë kurrë se nga kemi ardhur, sepse e vërteta është që në dekadën e fundit, nga periudha e Lipite deri tek unë, lojtarët që meritojnë kombëtaren janë përgjysmuar. Nga 100 lojtarë italianë që kanë shijuar kombëtaren në këto 10 vite, vetëm 34 e kanë merituar totalisht atë. Kjo do të thotë se nuk po prodhojmë talente, po punojmë keq me të rinjtë, ndonëse gjërat mund të përmirë- sohen", përfundoi Konte.