e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Lorik Cana me Nanten kualifikohen ne cerekfinalen e Kupes se Frances

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lorik Cana me Nanten kualifikohen ne cerekfinalen e Kupes se Frances

Lorik Cana është kualifikuar me ekipin e tij të Nantës për në çerekfinalet e Kupës së Francës. Ndeshja e vlefshme për 1/16 mes Nantës dhe Mantës përfundoi me rezultatin 1-0.

Në këtë takim kapiteni i Kombëtares shqiptare u aktivizua që në minutat e para. Kjo nuk ndodhte që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar.

Goli për Nantën u realizua në minutën e 107′, në pjesën e dytë shtesë, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim pa gola. Lenjani, kuqeziu tjetër i Nantës, nuk ishte në formacion për këtë ndeshje.