e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Lorik Cana: Ujkani gaboi, shqiptaret kane vetem nje kombetare

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lorik Cana: Ujkani gaboi, shqiptaret kane vetem nje kombetare

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka komentuar shortin e Evropianit 2016, ku në grup me Shqipërinë janë Serbia, Danimarka, Armenia dhe Portugalia. Në emisionin “Proces Sportiv” Cana ka thënë se ky nuk është grup i lehtë, por ata do të mundohen që të bëjnë më të mirën, në mënyrë që Shqipëria për herë të arrijë kualifikimin në këtë kompeticion.

“Nuk e kemi luksin që të themi se është grup i lehtë, mirëpo ne do të japim maksimumin që të shkojmë përtej asaj që është bërë deri me tani”, ka thënë Cana.

Ai ka folur edhe për ndeshjen e parë ndërkombëtare të Kosovës më 5 mars, që luhet në “Adem Jashari” kundër Haitit. Cana ka thënë se nuk ka marrë ftesë nga trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku. “Kjo është kuptueshme, pasi ne jemi të angazhuar me Shqipërinë”, tha Cana. Lidhur me angazhimin e lojtarëve të kombëtares shqiptare në kombëtaren e Kosovës, Loriku ka thënë se të gjithë futbollistët kosovarë do të ulen dhe do të flasin për ketë.

Ai ka kritikuar sakaq vendimin e Saimir Ujkanit, që do t’i thotë lamtumirë Shqipërisë për të luajtur për Kosovën.

“Nuk duhet askush që të vendos individualisht. Nuk e gjykoj Saimirin, por vendimi kokë me vete nuk na duhet”, ka thënë më tutje ai.

Ai thotë së shqiptarët kanë vetëm një kombëtare dhe në të ardhmen të gjithë futbollistët që kanë nënshtetësi shqiptare duhet të luajnë vetëm për kombëtaren shqiptare.

“Unë jam vet nga territori i Kosovës dhe e dua Kosovën, por ekziston vetëm një kombëtare”, ka thënë ai, derisa veshur mbante një fanellë të Vëllaznimit të Gjakovës.