De Biazi: Pakt burrash me kosovaret e kombetares
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhiani De Biazi, për ndeshjen miqësore të marsit kundër Maltës, do t’u kërkojë futbollistëve me origjinë nga Kosova të deklarohen nëse duan të mbeten me kombëtaren për kualifikimet e “Euro 2016″. Tekniku italian ka folur për përfshirjen e futbollistëve nga Kosova që janë në kombëtaren shqiptare për kthim në përfaqësuesen, që do të shënojë debutimin më 5 mars në Mitrovicë kundër Haitit.
“Do jem i qartë me të gjithë lojtarët që vijnë nga Kosova që më 3 mars, teksa do t’u kërkoj të gjithëve nëse do duan të jenë me mua në rrugën drejt Parisit apo jo. Do u kërkoj të bëjmë një pakt burrash, drejt këtij dyvjeçari tejet të rëndësishëm për skuadrën tonë. Forca Shqipëri!”, tha italiani.
Ai ka folur edhe për dy ndeshjet me Serbinë.
“Kanë lojtarë që luajnë te Kievo, Udineze dhe Çelsi, pra nuk jemi në një grup të lehtë. Sa u përket lojtarëve kosovarë, unë nuk besoj se nevojiten më shumë ata për ndeshjen me Serbinë”, është shprehur Xhiani De Biazi.