Loret Sadiku ndermjet Shalkes, Bolonjas dhe Veronas
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Merkaton e verës emri i tij kishte përfunduar në qëndër të vëmëndjes për faktin se kërkohej nga Verona dhe Kievo në Serinë A, por dhe për ofertat e shumta që lojtarit i kanë mbërritur nga Bundesliga gjermane. Këtë janar duket se Loret Sadiku do t’i thotë lamtumirë Helsingborgut, për ta vazhduar karrierën në një klub më të madh.
Panvarsisht se mbrojtësi i kombëtares shqiptare është përfshirë në grumbullimin e skuadrës në përgatitjet për sezonin e ri, ai është i pavendosur për të ardhmen. “Nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen time. Gjithçka është e mundshme. Deri tani që jemi duke folur, askush nuk ka folur me mua dhe nuk kam dëgjuar asgjë nga klubi rreth ndonjë oferte zyrtare”, është shprehur Sadiku për gazetën suedese Kvallsposten.
Siç shkruajnë mediat suedeze, interesim për lojtarin e kombëtares shqiptare kanë shprehur Shalke në Gjermani, Bolonja e Verona në Itali, si dhe Rizespor në Turqi.
“Të gjithë e dinë atë që dua, e kam thënë edhe më pare, kështu që jam i qetë. Unë po e shijoj eksperiencën te Helsingborg, ku jam afër miqve të mi. Unë e di se, nëse vazhdoj të luaj mirë, do të rritem akoma më shumë dhe do t’i kem mundësitë e mia për një eksperiencë të re dhe të rëndësishme”, ka përfunduar Loret Sadiku, që në vitin 2014 pritet të bëj edhe debutimin me Shqipërinë e De Biazit pas refuzimit që lojtari i bëri Suedisë, duke zgjedhur rrugën e zemrës.