e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bierhof: Sa shume presion ka Gjermania!

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bierhof: Sa shume presion ka Gjermania!

Gjermania e drejtuar nga Joakhim Lëv është një nga skuadrat favorite për Botërorin 2014, por fillimisht, “pancerat” duhet të kalojnë Ganën, Portugalinë dhe Shtetet e Bashkuara në fazën e grupeve. Menaxheri i ekipit, Olivier Bierhof, e pranon se Gjermania do ta ketë të vështirë për të shënjestruar objektivin. “Ka shumë presion ndaj skuadrës dhe ky presion nuk do të ulet gjatë muajve të ardhshëm. Dëshira e të gjithëve është që të fitojmë Kupën e Botës në Brazil. E dimë shumë mirë që jemi favoritë, por duhet të punojmë shumë”, tha Bierhoff.


Sami Khedira shpreson të rikuperohet në kohë për të qenë i gatshëm në startin e evenimentit. Mesfushori vuan nga një dëmtim në ligamente, por Bierhof nuk shqetësohet shumë për këtë çështje, duke pranuar se Lëv ka alternativa të tjera në lartësinë e tij. “Çdo lojtar ka shanse reale për të luajtur. Ne e dimë shumë mirë rëndësinë që ka Khedira për këtë skuadër dhe unë kam besim në rekuperimin e tij. Gjithsesi, është e rëndësishme që në rast se do të jetë i gatshëm, ai duhet të gëzojë një formë të mirë, prandaj të gjithë kanë shanse të luajnë në mesfushë”, tha ai. Gjermania e ka fituar Kupën e Botës për herë të fundit në vitin 1990 në Itali dhe 2014-ta konsiderohet si viti i duhur për t’u rikthyer në majën e botës, pasi kombëtarja e “pancerave” përbëhet nga një brez i artë lojtarësh.