e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mesi ben dopiete, Barcelona me 'poker'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mesi ben dopiete, Barcelona me 'poker'

Tata Martino merr frymë lirshëm. Jo sepse fitoi 4-0 me Getafen dhe thuajse siguroi kualifikimin për në raundin tjetër të Kupës së Mbretit, por sepse u rikthye Lionel Mesi. Ylli argjentinas zbriti në fushën e lojës pas 59 ditësh, duke u futur si zëvendësues në minutën e 64- rt. Kaq i mjaftoi atij që të konfirmojë se është gati për të rifituar kohën e humbur, duke realizuar një dopietë. Ishte Cesk Fabregas ai që shënoi i pari dy gola, saktësisht në minutën e nëntë me kokë dhe në të 63-ën me penallti. Pikërisht në këtë moment hyri në fushë edhe “pleshti” argjentinas, duke zëvendësuar Iniestën.

I gjithë stadiumi nisi të thërrasë në kor emrin e tij dhe Mesi ua shpërbleu ashtu siç di të bëjë më mirë. Vetëm një minutë para se të përfundonte koha e rregullt, ai dërgoi lehtësisht për në rrjetë një pasim të marrë nga Adriano brenda zonës. Ndërkohë, tri minuta më pas realizoi një gol spektakolar, pas një aksioni individual prej më afro 40 metrash. Një dopietë që konfirmon se ai ka lënë pas krahëve dëmtimin dhe nuk ka humbur aspak nga nuhatja për të shënuar dhe njëkohësisht që vulosi “pokerin” e golave ndaj Getafes.