Lokomotiva krenohet me shqiptarët
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Herdi Prenga dhe Endri Çekiçi do të kenë edhe Eros Grezdën këtë herë në grumbullimin me Kombëtaren U-21.
Tre futbollistët e Lokomotivës së Zagrebit do të jenë pjesë e të besuarve të Redi Jupit për dy ndeshjet kundër Greqisë dhe Hungarisë.
"Jemi krenarë për tre lojtarët tanë që kanë marrë ftesë nga Shqipëria U-21 në ndeshjet kualifikuese. Paçi fat!", shkruhet në faqen zyrtare të klubit në rrjetin social "Facebook".