Lojtarët marrin premiot, presidenca kërkon ngjitjen
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skuadra e Tomorit po vijon normalisht përgatitjet për sfidën ndaj Skraparit, ndërkohë që ditën e djeshme lojtarëve u është shpërndarë edhe premio që u ishte premtuar.
Të pranishëm ishin krerët e këtij klubi, kryebashkiaku Petrit Sinaj dhe donatori Kastriot Kërkuta.
"Jam i kënaqur nga rezultati që morëm në Delvinë. Treguat që dini të zhvilloni një lojë të bukur dhe mbi të gjitha morët një 3-pikësh me shumë vlera. Nuk dua që të ndaleni me kaq, thjesht fituam një ndeshje dhe asgjë më shumë. Rruga jonë drejt objektivit do të ketë shumë pengesa, ndaj do t'u kërkoja të jepnit maksimumin në çdo takim.
Detyra jonë është të plotësojmë kushtet e çdo lojtari, çka deri më tani e kemi bërë në mënyrën më të mirë", u shpreh kryebashkiaku Sinaj para lojtarëve. Ndërsa donatori Kërkuta deklaroi: "Më vjen mirë që e kemi nisur ashtu siç na ka hije këtë fazë të dytë. Megjithatë, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe t'i marrim ndeshjet një e nga një".
Përgatiti: Eris Sylyku