e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ronaldo gafë me Papën në Vatikan: Personeli nuk e la ta takonte

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ronaldo gafë me Papën në Vatikan: Personeli nuk e la ta takonte

Ish-ylli brazilian i futbollit, Ronaldo Nazário de Lima, nuk ka mundur të takojë Papa Françeskun dhe shkak për këtë janë bërë dy shoqërueset e tij. Gazetat italiane shkruajnë se pas meshës së mbajtur nga Papa, disa nga personalitetet kanë privilegjin ta takojnë atë drejtpëdrejt me ceremonitë e organizuara nga personeli, por kjo nuk ka qenë e mundur për Ronaldon.

Untitled-2Shkak për këtë janë bërë dy shoqërueset e tij të veshura me fustan të bardhë. Në fakt, Vatikani ruan "privilegjin e veshjes së bardhë" vetëm për disa personalitete.

"Ky është një privilegj i veçantë i lejuar vetëm për mbretëreshat katolike, apo bashkëshortes katolike të mbretit, të cilat gjatë seancave të takimit me Papën, mund të veshin fustan të bardhë. Aktualisht, ky privilegj është dhënë vetëm për Mbretëreshën Leticia të Spanjës, mbretëreshën Matilde të Belgjikës, princeshës Karlene të Monakos, ish-mbretëreshës Sofia të Spanjës etj. Vetë ato mund t'i afrohen Papës me fustan të bardhë dhe jo shoqërueset e Ronaldos, të cilat mbetën pak keq",-shkruajnë gazetat italiane.

Shmangia e takimit me Papën është bërë pak çaste para se "fenomeni" ta takonte atë "me mirësjellje dhe respekt", citojnë mediat e huaja.