E vërteta e arratisjes së Vidalit në mes të natës: Nuk ishte vetëm dhe pa gruan
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas lajmit të publikuar në mediat ndërkombëtare se Vidal braktisi hotelin ku qëndronte skuadra e Bajernit pas ndeshjes me Juventusin (rreth orës 02.25 minuta - mes së martës dhe së mërkurës), të tjera detaje janë zbuluar rreth vendit dhe motivit të largimit të tij.
Në hotelin që priti Bajernin në Torino, ishte mbyllur darka pas ndeshjes dhe të gjithë kishin shkuar të flinin, përfshirë edhe bashkëshorten e tij, Maria Teresa, por jo Vidal.
"Vidal doli me disa shokë, drejtimi Kopakabana: Jo plazhi në Rio, por një ambient në Jug të Torinos, rreth 1 km nga stadiumi "Olimpiko". Atje kishte organizuar një festë private.",-shkruan gazeta më e madhe italiane, "La Gazzetta dello Sport".
Kalimtarët dhe njerëzit që ishin prezent pranë këtij vendi, kanë thënë se "Arturo erdhi bashkë me shokët Koman (ish-juventin), Riberi, Alkantara, Douglas Kosta, Rafinha dhe Alabën.
Surpriza u bë edhe më e madhe kur në lokal hyri Paul Pogba, i cili ka raporte të mira me kilianin. Festa u krye me nxitim. Muzia ishte shumë e lartë dhe u dëgjua edhe nga jashtë dhe lokali u mbush shpejt me miq dhe mikesha, për të festuar rikthimin e Vidalit në Torino",-shkruan gazeta italiane.
Mbrëmja përfundoi rreth orës 05:30. Futbollistët e Bajernit u rikthyen në hotel, ndërsa Pogba shkoi pranë shtëpisë së tij që ndodhet pranë lokalit.