e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Llogaritë e Alegrit: Kundër Interit na mjafton vetëm 1 gol

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Llogaritë e Alegrit: Kundër Interit na mjafton vetëm 1 gol

Masimiliano Alegri mban të karikuar Juventusin e tij në prag të gjysmëfinales së dytë në Kupën e Italisë kundër Juventusit.

19 October 2008: Allegri head coach of Cagliari in action during the Italian Serie A 7th round match played between Torino and Cagliari at Olympic Stadium in Torino. © Valerio Pennicino / GRAZIANERI

Bardhezinjtë do të zbresin në "San Siro" me rezultatin 3-0 në favorin e tyre, por ky fakt nuk e kënaq trajnerin, i cili kërkon të shënojë të paktën një gol.

Ai thotë se Kupa e Italisë është objektiv kryesor për këtë sezon, ndërsa thekson se gara për titullin kampion në Itali do të vazhdojë deri në fund.

Numri një i pankinës së "Zonjës së Vjetër" lajmëroi disa ndryshime në formacion, duke lënë pushim ata që janë aktivizuar shumë deri tani. Ai vlerësoi maksimalisht gjendjen fizike të skuadrës duke thënë se po i përballojnë shumë mirë këto ndeshje.

Kupa, një objektiv

Pavarësisht faktit se Juventusi lufton në 3 fronte, Alegri nuk dorëzohet dhe i kërkon të gjitha.

"Do të luajmë për ta fituar ndeshjen pavarësisht se shkojmë me rezultat pozitiv. Duhet të shënojmë të paktën një gol për të siguruar finalen. Kupa e Italisë është një objektiv i rëndësishëm për ne. Rrotacion? Duhet të bëjmë kujdes dhe të mos rrezikojmë me dëmtimet. Në portë do të luajë Neto. Madhështinë e Bufonit nuk duhet ta kuptojmë tani, sepse ai prej 20 vitesh po bën mrekullira në futboll. Perejra mund të aktivizohet si titullar, ndërsa në sulm do të jenë Zaza-Morata. Interi do të luajë në sulm, prandaj ne duhet ta ndëshkojmë", ka thënë Alegri.

Titulli i hapur

Barazimi i Fiorentinës me Napolin e mban në krye Juventusin, të shkëputur me 3 pikë nga ndjekësit, por Alegri thotë se asgjë nuk ka përfunduar. "Ishte një rezultat në favorin tonë, por ka ende shumë ndeshje të tjera deri në fund të kampionatit. Ne fillimisht duhet të sigurojmë finalen e Kupës, pastaj të mendojmë për ndeshjen e ardhshme që është Atalanta. Napoli, Roma dhe Fiorentina janë ende në garë dhe nuk do të dorëzohen", shpjegon numri një i Juventusit.