e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Liverpuli nuk ndalet, ja lojtari i radhes

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Liverpuli nuk ndalet, ja lojtari i radhes

Liverpuli nuk ka ndër mend të ndalet në merkaton e verës. Mediat britanike kanë bërë me dije se “të kuqtë” janë fare pranë arritjes së marrëveshjes dhe me mbrojtësin e Sauthemptonit, Nataniel Klajn. Ai shihet si zëvendësuesi i Glen Xhonson që ka deklaruar se do të largohet nga “Anfield”. Sipas “Daily Mail”, Liverpuli i ka paraqitur Sandërlendit një ofertë prej 12.5 milionë stërlina që me sa duket është vlerësuar pozitive nga “Shenjtorët”. Sipas të njëjtës gazetë Klajn, i cili ka qenë edhe në fokusin e Mançester Junajtidit pritet të firmosë një kontratë të re 5-vjeçare me Liverpulin pasi të kthehet nga pushimet.

Fillimisht Sauthemptoni kishte kërkuar 15 milionë sterlina, por në fund ka pranuar ofertën 12.5 milionëshe të ardhur nga Liverpuli. Lajmi për arritjen e marrëveshjes me Sauthemptonin ka ardhur vetëm një ditë më pas firmës së Liverpulit me mesfushorin e Brazilit, Roberto Firmino. Në rast se gjithçka me Klajn do të mbyllet pozitivisht atëherë ai do të bëhet blerja e gjashtë në merkaton e verës nga ekipi i drejtuar nga Roxhers.