e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Liverpuli insiston për Gëcen, Myler: Me ne sështë i lumtur

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Liverpuli insiston për Gëcen, Myler: Me ne sështë i lumtur

Jurgen Klop është duke bërë gjithçka për të afruar në skuadër mesfushorin gjerman Mario Gëce. geceLiverpuli kërkon të forcojë repartin e mesfushës dhe kampioni i botës është futbollisti ideal për të qenë nën urdhrat e Klopit.

Të dy kanë qenë te Dortmundi dhe kanë një raport të shkëlqyer me njëri-tjetrin. Gëce nuk është aktivizuar në sezonin e fundit dhe ka pasur shumë probleme, ndërsa informacionet bëjnë me dije se është duke pritur Ançelotin për të marrë vendimin mbi të ardhmen e tij.

Me Guardiolën nuk është aktivizuar, por shpreson që me italianin të jetë një nga lojtarët kryesorë. Mediat angleze kanë rikthyer edhe një herë tjetër në skenë këtë lëvizje të merkatos, ndërsa ai që konfirmon faktin se Gëce nuk ndihet mirë te Bajerni është Tomas Myler.

"Unë flas gjithmonë me të dhe kam marrëdhënie shumë të mirë. Ndoshta është i mërzitur me faktin që nuk aktivizohet aq sa duhet. Sigurisht që të gjithë futbollistët duan të jenë në fushën e lojës.

Ai është shumë i qetë dhe stërvitet si një profesionist i vërtetë, ndërsa nuk më takon mua të them se çfarë duhet të bëjë. Unë nuk jam agjenti i tij, por shpresoj më të mirën për të sepse është një djalë i shkëlqyer. Ai ndoshta duhet të flasë me trajnerin e ardhshëm të Bajernit për të kuptuar situatën e tij në skuadër. Shpresoj që gjithçka të zgjidhet sa më shpejt", tha Myler.