Çmendet Junajtid, 15 milionë euro në vit për Ibrahimoviçin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zlatan Ibrahimoviç është në merkato dhe të gjitha skuadrat në Europë duan ta afrojnë për sezonin e ardhshëm.
Gjigantin suedez do ta ketë ai ekip që e paguan më shumë, por as kjo nuk është e sigurt sepse gjithçka do të varet nga dëshira e futbollistit të PSG-së.
Ditën e djeshme janë publikuar të tjera detaje lidhur me mundësinë e transferimit të tij te Mançester Junajtid. Sezonin e ardhshëm këta të fundit mund të jenë nën drejtimin e Murinjos. Portugezi ka marrëdhënie të shkëlqyer me Ibrën dhe ka dhënë miratimin për drejtuesit e Junajtid, që të bëjnë gjithçka për ta afruar në skuadër.
"Djajtë" janë të gatshëm të ofrojnë 15 milionë euro në vit, një vlerë shumë e lartë dhe deri diku e parefuzueshme. Skuadra angleze kërkon t'i ofrojë një ofertë dyvjeçare, nga e cila do të përfitojë 30 milionë euro në vit.
Napoli dhe të tjerat
Dy ditë më parë ishte Napoli që shpresonte të afronte një nga sulmuesit më të mirë të momentit, por skuadra e Aurelio De Laurentis ofroi vetëm 8 milionë euro në vit për të bindur sulmuesin suedez. Përballë shifrave të çmendura të Junajtid, De Laurentis është tërhequr menjëherë.
Nuk është dorëzuar ende Antonio Konte dhe Çelsi që do të kërkojnë të bëjnë gjithçka për ta pasur në skuadër. Me Ibrën në ekip është shumë e lehtë të fitosh kampionatin, sepse statistikat e thonë diçka të tillë. Ai shkëlqen në çdo ekip që shkon dhe bën diferencën.