e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Liverpul-Junajtid e Sparta-Lacio, ja përballjet në Europa League

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Liverpul-Junajtid e Sparta-Lacio, ja përballjet në Europa League

shortiLiga e Europës ka hedhur sot në Nion shortin për 16 skuadrat e kualifikuara për na raundin e radhës së këtij turneu.

Përballje mjaft të zjarrta do të shohim në fazën e 1/8-ave.

Italianët e Lacios ku militon edhe gardiani shqiptar, Etrit Berisha do të ketë përballë çekët e Spartës së Pragës. Ndërkohë Bazeli i Xhakës do të luajë ndaj spanjollëve të Sevijas.

Një short i vështirë edhe për Anderlehtin e Besnik Hasit pasi do të luajë përballë ukrainasve të Shakhtar Donesk. Skuadra belge u kualifikua me vështirësi ndaj Olimpiakosit dhe tani ka përpara një tjetër sfidë të vështirë.

Ndërkohë sa i përket përballjeve të tjera spikat derbi anglez, Liverpul-Mançester Junajtid që është një nga duelet më të forta të kësaj faze. Spikat gjithashtu edhe sfida mes dy ekipeve spanjolle mes Valencias dhe Atletiko Madridit.

Ja të gjitha përballjet:Untitled