e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Litbarski vëzhgon Rrahmanin, mbrojtësi: E mësova nga mediat

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Litbarski vëzhgon Rrahmanin, mbrojtësi: E mësova nga mediat

Volfsburgu interesohet për Amir Rrahmanin. Skuadra e Bundesligës gjermane ka dërguar shefin e skautëve (zbuluesve të talenteve) në Kroaci për të ndjekur nga afër mbrojtësin shqiptar.

rrahmani grezda
Këtë gjë e konfirmojnë të gjitha mediat kroate dhe mes tyre edhe "goal.com" në versionin kroat. Amir Rrahmani është një nga lojtarët që ka bërë mjaft mirë detyrën e tij te RNK Split.

Mbrojtësi i Kombëtares numëron 21 ndeshje me skuadrën kroate në të cilën ka lënë gjurmë me formën e tij. Shpeshherë, 21-vjeçari ka arritur të fitojë edhe vë- mendjen e ish-kampionëve të botës që aktualisht janë të kontraktuar edhe me skuadra të mëdha në formën e zbuluesve të talenteve.

Një i tillë është edhe gjermani Pier Litbarski. Ky i fundit ka qenë duke ndjekur ndeshjen e fundit të RNK Splitit dhe synimi ka qenë paraqitja e mbrojtësit shqiptar dhe qendërmbrojtësin tjetër Majstoroviç.

Mbrojtësi

Amir Rrahmani është vetëm në sezonin e tij të parë në kampionatin kroat. Pasi u largua nga Partizani, mbrojtësi kuqezi u ambientua menjëherë në skuadrën e re dhe arriti jo vetëm që të bëhet pjesë e formacionit titullar, por gjithashtu ka qenë pjesë e formacionit më të mirë të javës disa herë.

Në lidhje me interesimin e Volfsburgut, gazeta "Panorama Sport" kontaktoi me mbrojtësin për të mësuar diçka më shumë prej tij. Shumë i rezervuar në fjalët e tij, por gjithsesi i sinqertë, Rrahmani shprehet:

"Është diçka patjetër e bukur ta dëgjosh. Megjithatë, edhe unë e kam mësuar vetëm nëpërmjet mediave. Askush nuk më ka kontaktuar dhe askush nuk ma ka bërë me dije diçka të tillë".

I pyetur rreth të ardhmes së tij, futbollisti i RNK Splitit nuk ka preferuar të japë një përgjigje, duke qenë se ai është fokusuar momentalisht tek ecuria me ekipin kroat për të mos menduar asgjë që do ta shpërqendronte në këta muaj. Verën që lamë pas, një tjetër shqiptar e përdori RNK Splitin si trampolinë për karrierën e tij. Ishte Sokol Cikalleshi që arriti të bindë me formën e tij të mirë që në sezonin e parë në Kroaci dhe të tërhiqte vëmendjen e skuadrës turke të Istanbul Basaksehirit, me të cilën është duke treguar më së miri vlerat e tij.

Përgatiti: OLSI TUJANI