e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Lista e miqesoreve, debutojne Cikalleshi dhe Aliti

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lista e miqesoreve, debutojne Cikalleshi dhe Aliti

Tranjeri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi gjatë një konference për shtyp në ambjentet e FSHF-së ka publikuar listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në tre miqësoret që do të zhvillojë Shqipëria. Ekipi kombëtar do të përballet kundër Rumanisë më 31 maj në Zvicër, katër ditë më pas skuadra do të udhëtojë në Hungari për miqësoren e radhës dhe më 8 qershor do të luaj kundër San Marinos në fushën e këtij të fundit. Në listën e publikuar nga De Biasi vihen re dy prurje të reja siç është Fidan Aliti dhe Sokol Cikalleshi. 20 vjeçari Aliti edhe pse një emër pak i njohur në Shqipëri mesa duket ka bindur tranjerin italian me performancën e tij tek Luzerni i Zvicrës, ndërsa për futbollistin e Kukësit, Cikalleshi, është përfolur më herët se ai është në radarin e Kombëtares por futbollisti nuk kishte marrë një ftesë zyrtare. Mbrojtësi nga Kosova Debatik Curri figuron gjithashtu në listën e publikuar nga De Biasi, por ndërkohë pak ditë më parë ai ndodhej edhe në listën e publikuar nga tranjeri i Kosovës, Albert Bunjaku për dy ndeshjet miqësore kundër Turqisë dhe Senegalit. Në dispozicion të tranjerit De Biasi nuk do të jenë për shkak të dëmtimeve 7 lojtarë të kombëtares: Armando Sadiku, Ledian Memushaj, Migjen Basha, Jahmir Hyka, Burim Kukeli, Vullnet Basha dhe Ilir Berisha.

Lista me 21 emrat e lojtarëve:

1.Etrit Berisha

2.Orges Shehi

3. Ansi Agolli

4.Fidan Aliti

5.Lorik Cana

6.Debatik Curri

7.Ermir Lenjani

8.Andi Lila

9.Taulant Xhaka

10.Amir Abrashi

11.Sabien Lilaj

12.Ergys Kace

13.Emiljano Vila

14.Sokol Cikalleshi

15.Shkelzen Gashi

16.Edmond Kapllani

17.Valdet Rama

18.Hamdi Salihi

19.Armando Vajushi

20.Mergim Mavraj

21.Elseid Hysaj