e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Besnik Hasi ben mrekulline, shpall kampion Anderlecht-in

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Besnik Hasi ben mrekulline, shpall kampion Anderlecht-in

Ekipi belg i Anderlecht është shpallur kampion pas fitores 3-1 ndaj Lokeren. Me këtë fitore ekipi i drejtuar nga Besnik Hasi kurorëzohet për 33-tën herë kampion në histori. Ky është titulli i tretë radhazi dhe Anderlehchti arriti të dalë në krye të renditjes duke rikuperuar disavantazhin prej 10 pikësh me Standard Liege në fazën e dytë të kampionatit. Ish-futbollisti i njohur shqiptar mori drejtimin e Anderlecht në mars të këtij viti, ndërsa prej shumë vitesh ai ka punua si ndihmës trajner në këtë ekip.

“Ky është titulli më i jashtëzakonshëm. Janë lojtarët ata që e kanë fituar titullin jo unë. Janë heronj!”, shpreh Hasi.

Gazetat në Belgjikë shkruajnë se Besnik Hasi ia doli që nxjerrë nga kriza ekipin me anë të organizimit dhe disiplinës.

“Çelësi” i suksesit shihet edhe aftësia e Hasit për të komunikuar me të gjithë lojtarët në gjuhën e secilit. “Ai të imponon pa e ngritur zërin”, thotë sulmuesi i ekipit, Cyriac. 42-vjeçari krahasohet nga lojtarët me trajnerin e kombëtares së Frances, Deschacht.