e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bayern Munich fiton Kupen e Gjermanise

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bayern Munich fiton Kupen e Gjermanise

Bayern Munich ka arritur suksesin e dytë për këtë sezon duke fituar Kupën e Gjermanisë, pas dy golave të shënuara në kohën shtesë. Sulmuesi hollandez Robben shënoi në minutën e 107 në “Olympiastadion” në Berlin, duke i shtyrë Bavarezët drejt trofeut të katërt në sezonin e parë nën drejtimin e tranjerit Pep Guardiola. Pavarsisht përpjekjeve të Dortmund për të barazur rezultatin, gjithçka u vendos në minutat e fundit kur Muller shënoi golin e dytë për Bayern. Gjërat u vështirësuan për Bayernin kur kapiteni gjerman Philipp Lahm u dëmtua në pjesën e parë të ndeshjes, duke vënë në dyshim pjesmarrjen e tij në Kupën e Botës muajn e ardhshëm. Guardiola është përballur me kritika të shumta që kur skuadra e tij u eleminua në gjysmëfinale të Champions League nga Real Madrid, por tani tranjeri spanjoll mund të krenohet për dominimin në futbollin gjerman. Kjo ishte hera e 17 që Bayern Munich fiton Kupën e Gjermanisë, duke mbajtur edhe rekordin në këtë kompeticion.

Lojtarët e Bayern Munich janë shprehur të kënaqur për trofeun e dytë të fituar gjatë një sezoni. “Këto ndeshje janë fantastike. Duhen shijuar dhe duhet të jesh i përgatitur. Nuk e kam pasur topin në kontroll si zakonisht, por isha në pritje. E dija që mundësia ime do të vinte”, ka deklaruar Robben.

Edhe Martinez shprehet entuziast për fitoren duke deklaruar se Bayern vazhdon të bëjë historinë. “Dy trofe në një vit është diçka e mrekullueshme. Vazhdojmë të bëjmë historinë. Nuk donim ti krijonim hapsira kundërshatarëve për kundërsulme dhe i’a arritëm”, ka thënë ai.

Kjo është hera e 17 që Bayern Munich fiton Kupën e Gjermanisë, duke mbajtur edhe rekordin në këtë kompeticion.