e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Arsenal fiton trofeun e pare pas 9 vitesh

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Arsenal fiton trofeun e pare pas 9 vitesh

Arsenal është shpallur kampion i Kupës së Anglisë dhe statisitkat e tyre të tmerrshme pa një trofe që prej vitit 2005 kanë marrë fund pas fitores në “Wembley”. Mbështetja e tifozëve për Topçinjtë ishte në maksimum dhe këtë e tregoi edhe atmosfera në stadiumin e famshëm të Wembley. Skuadra e Arsenalit dhe veçanërisht Arsene Wenger i janë përgjigjur shumë pyetjeve në lidhje me performancën e tyre përgjatë këtyre 9 viteve.

Po fitorja kaloi në rrugën më të vështirë të mundshme kur James Chester dhe Curtis Davies shënuan në minutat 4 dhe 8 të pjesës së parë për Hull City, megjithatë Arsenali kontrolloi pjesën më të madhe të lojës dhe e meritoi fitoren. Pas ekzektuimit brilant të një goditje të lirë nga ana e Santi Cazorla dhe golit të realizuar nga Laurent Koscielny u bë e mundur që ndeshja të shkonte në pjesët shtesë. Hulli u përpoq shumë për të shënuar golin e fitores, por ishte Aaron Ramsey ai që realizoi golin e fitores për Arsenal duke entuziasmuar më shumë se 30 mijë tifozë të skuadrës që ndodheshin në stadium. Me këtë fitore, Arsenal është shpallur për herë të 11 kampion i Kupës së Anglisë.