e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Flamurtari fiton Kupen e Shqiperise dhe prek Europen

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Flamurtari fiton Kupen e Shqiperise dhe prek Europen

Ka mjaftuar një gol në minutën e 44 që Flamurtari të shpallet fitues i Kupës së Shqipërisë. Pavarsisht një sezoni të vështirë për vlonjatët, skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka ka mposhtur në finale skuadrën e Kukësit, duke siguruar kështu pjesmarrjen në fazat paraeleminatore të Europa League. Autori i golit të vetëm në “Qemal Stafa” ishte Arbër Abilaliaj, i cili shpëtoi në këtë mënyrë sezonin e Flamurtarit. Për vlonjatët kjo ishte hera e katërt që shpallen kampion të Kupës së Shqipërisë, ndërsa Kukësi dështoi përsëri të fitonte për herë të parë në histori një prej kupave më të rëndësishme të futbollit shqiptar. Me fitoren e Flamurtarit është kompletuar numri i skuadrave shqiptare që do të marrin pjesë në kompeticionet europiane. Kështu është Skëndërbeu ai që edhe për këtë vit do të garojë në paraeliminatoret e Champions League, ndërsa Kukësi, Laçi dhe Flamurtari do të marrin pjesë në fazat paraeliminatore të Europa League.

Për fitoren e Flamurtarit ka reagur edhe deputeti i qarkut të Vlorës njëherësh kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. “Flamurtari në kupat e Europës si fitimtar i i Kupës së Republikës urime nga zemra Vlorës”, shkruan Rama në Twitter.