e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Atletico Madrid fiton kampionatin ne Camp Nou

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Atletico Madrid fiton kampionatin ne Camp Nou

Atletico Madrid është shpallur për herë të 10 kampion i Spanjës pas barazimit 1-1 të arritur në Camp Nou kundër skuadrës së Barcelonës. Lëndimet e Diego Costas dhe Arda Turan brenda 25 minutave të para dukën sikur rrëzuan shpresat e Atleticos dhe goli i Alexis Sanchez në minutën e 34 i dha Barcelonës të gjithë epërsinë e lojës. Por vetëm katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë Godin përfitoi nga një top i ardhur nga goditja e këndit, për të shënuar me kokë golin e barazimit për miqtë duke i dhënë fitoren në kampionat.

Ky është titulli i dhjetë i Atleticos në La Liga dhe ndeshja e gjashtë radhazi që skuadra e Simeone nuk mundet nga Katalanasit. Edhe pse dëmtimet e Costas dhe Turan do të reduktojnë mundësitë e tyre për të fituar në finalen e Champions League kundër Real Madridit, Atletico fillimisht do të festojë rikthimin në krye të futbollit spanjoll pas plotë 18 vitesh. Pavarsisht dyshimeve Costa nisi lojën që nga minuta e parë së bashku me ish lojtarin e Barcelonës, David Villa, ndërsa vendasit surprizuan me vendimin e tyre për të lënë jashtë Xavi dhe kthimin në fushën e lojë së Gerard Pique pas një dëmtimi të shkaktuar muajn e kaluar nga të njëjtët kundërshtar.

Dyshimet se Atletico do të luante për një barazim u hodhën poshtë që në pjesën e parë kur Miranda ekzekutoi një goditje të lirë dhe Juanfran rrezikoi seriozisht portën e Katalanasve, por ishte Pique ai që nuk lejoi golin e kundërshtarëve. Dështimit të Pedros për të shënuar në portën e Atletiocs nga një goditje e lirë, i’u përgjigj shoku i tij i skuadrës kiliani Alexis Sanchez, i cili me një goditje fantastike brenda zonës e dërgoi topin në portën e Thibaut Courtois. David Villa ishte i pari që i’u afrua golit tek Atletico, por portieri i Barcelonës Jose Pinto u tregua i vëmëndshëm. Atletico barazoi rezultatin katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë, kur Godin i pamarkuar realizoi golin e titullit kampion duke shtangur skuadrën e Barcelonës. Edhe pse ishte Barcelona ajo që dominoi lojën, paraqitja e yllit argjentinas Lionel Messi la për të dëshiruar.

Në minutat e fundit pavarsisht protestave të Katalanasve për vonesën e lojës që bënin lojtarët e Atleticos, asgjë nuk mund të ndryshonte rezultatin në kohën e mbetur. Me 90 pikë të siguruara në kampionat Atletico Madrid shpallet për herë të 10 kampion i Spanjës dhe pas këtij suksesi skuadra e Diego Simeone do të përpiqet të realizojë ëndrrën e madhe për të fituar kupën e Champions League.