Miqesoret, De Biasi ne konference shtypi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri Gianni De Biasi, do të japë një konferencë për shtyp përpara mediave të interesuara, ditën e hënë më datë 19 maj në orën 11.00 në sallën e konferencave të Federatës Shqiptare të Futbollit. Tema kryesore e konferencës, do të jenë ndeshjet miqësore që kombëtarja shqiptare do të zhvillojë në fundin e muajit maj dhe fillimin e qershorit, njofton FSHF. Gjithashtu do të bëhet edhe zbardhja e listës së futbollistëve të thirrur në kombëtare.
Shqipëria do të përballet kundër Rumanisë në një ndeshje që do të luhet në Zvicër. Pastaj ajo do të luajë në fushta e Hungarisë dhe San Marinos, me kombëtaret e këtyre vendeve. Në konferencën për shtyp, krahas trajnerit De Biasi do të jetë edhe menaxheri i ekipit kombëtar shqiptar, Alban Bushi.