e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Lilaj: Ndaj Partizanit nuk vendoset titulli

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lilaj: Ndaj Partizanit nuk vendoset titulli

Sabjen Lilaj është shpal lur dje lojtari më i mirë i vitit në Shqipëri, duke fituar kështu "Topin e Artë" për vitin 2015. Çmimi i është dhënë mesfushorit korçar në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Shqiptare të Futbollit.lilaj sabjen Pas marrjes së çmimit "Lojtari më i mirë i vitit", Sabjen Lilaj në intervistën e dhënë për "Panorama Sport", përveç vlerësimit të fundit, ka folur edhe për të ardhmen e tij, por mbi të gjitha për ndeshjen e radhës kundër Partizanit. Lilaj u shpreh i bindur se e pret një sfidë e vështirë dhe, nga ana tjetër, premtoi që do të bëjnë më të mirën për të marrë rezultat pozitiv nga ky takim.

"Topi i Artë" shqiptar për vitin që lamë pas. Çfarë do të thotë ky trofe për Sabjen Lilajn?

Natyrisht është një vlerësim i madh për mua, për punën e madhe që kam bërë unë dhe skuadra ime, jo vetëm në vitin e fundit. Ndihesh shumë i kënaqur kur puna që bën vlerësohet, por unë dua ta theksoj se nuk është vetëm trofeu i imi, por i gjithë ekipit të Skënderbeut, pasi pa ndihmën e tyre nuk do të kisha arritur ta fitoja këtë çmim.

Keni luajtur me Kombëtaren, por mbi të gjitha jeni aktivizuar në një kompeticion si Europa Ligë. Gjë që nuk i ndodh gjithkujt në Shqipëri?

Sigurisht ka qenë një vit i suksesshëm për mua dhe ekipin, por edhe për Kombëtaren me kualifikimin në Europianin e Francës. Shpresojmë që të vijojmë në këtë rrugë. Kjo është rruga e duhur për të gjithë futbollin shqiptar. Emri juaj është lakuar jo pak edhe në merkato.

Kur do ta shikojmë sërish Lilajn në një klub të huaj?

Gjithmonë kam dashur të luaj jashtë në një kampionat më të mirë, por kushtet që më ka ofruar Skënderbeu, për momentin janë më të mirat. Duhet të vijë një ofertë shumë e majme për t'u larguar jashtë.

Cila mendoni se është oferta më e mirë për Sabjen Lilajn?

Nuk dua të flas gjë tani, pasi ato janë çështje që i bën publike klubi. E rëndësishme është që, për momentin, jam mirë në Korçë dhe jam shumë i lumtur. Keni biseduar gjatë edhe me trajnerin e Kombëtares, De Biazi.

Çfarë i keni thënë njëri-tjetrit?

Sigurisht me trajnerin kam qenë gjithmonë në kontakte dhe kemi marrëdhënie mjaft të mira. Shpresoj që të vazhdojmë me këtë marrëdhënie që kemi.

Mendoni se mund t'u ketë në konsideratë për Europianin?

Është shumë e vështirë kjo gjë për një lojtar që luan në kampionatin shqiptar, duke ditur se mesfushorët e tjerë që ka në përbërje Kombëtarja luajnë në kampionate më të forta. Gjithsesi kurrë mos thuaj kurrë, të shpresojmë deri në fund, mbase me pak fat mund të jem edhe unë pjesë e ekipit në Francë.

Gara për titull vjen me një ndeshje kundër Partizanit, ku diferenca e pikëve është katër...

Ndeshja kundër Partizanit mbetet e rëndësishme, pasi janë dy ekipet më të forta të kampionatit dhe jo më kot mbajnë kreun në renditje. Pritet të jetë një ndeshje e fortë dhe mjaft e bukur, ku ne do të përpiqemi të marrim një rezultat pozitiv, natyrisht duke ndryshuar pak lojën tonë nga ndeshja kundër Teutës.

Mund të themi se është një ndeshje që vendos titullin?

Jo, nuk mund ta quajmë ndeshje përcaktuese për titullin kampion, pasi ka ende shumë javë përpara. Por shumë gjëra do të varen edhe nga rezultati që do të dalë nga ky takim. Nëse fitojmë në këtë takim do të jetë një hap shumë i madh për titull. Në rast se fiton Partizani, gara për titull do të vazhdojë deri në fund të kampionatit.